E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimet ne kopshte Durres fluks te shteteroret

Regjistrimi i fëmijëve në kopshte është shoqëruar me dyndje dhe fluks kërkesash në kopshtet shtetërore të Durrësit të cilët janë më të preferuarit nga prindërit. Prioritet në këto regjistrime kanë fëmijët që vijnë nga çerdhet, ata prindërit e të cilëve punojnë në administratën shtetërore si dhe fëmijët me prindër të divorcuar. Kërkesat në rritje për regjistrime në kopshtet shtetërore kanë bërë që numri i fëmijëve në një grup të variojë nga 40 në 45 fëmijë numër tepër i lartë mbi normalen që është 25-30 fëmijë për një grup.

“Si çdo vit ka kërkesa. Kopshtet shtetërore janë më të kërkuara, sepse kushtet janë dhe grupet janë të mbi kapacitet. Grupet që kemi tani janë grupi i dytë dhe i tretë kanë mbi 44 fëmijë të rregjistruar që kemi listat. Për fëmijët tre vjeçarë presin të vijnë listat nga fëmijët e çerdhes që në varësi të bashkisë. Pasi marrim listat, kompletojmë grupin dhe pjesën tjetër që na mbetet e kompletojmë me fëmijët janë banorë të lagjes”-tha Violeta Farruku, Drejtoreshë e kopshtit “1 Qershori”.

Aktualisht stafi i kopshteve është duke u marrë me përgatitjen e ambienteve për fillimin e vitit të ri 2011-2012, duke lyer dhe pikturuar ambientet ku do të qëndrojnë fëmijët në tre grupet që funksionojnë në këto kopshte. Duhet theksuar se janë vetë edukatorët që po kryejnë këto punime, pasi nga ana e bashkisë nuk ka pasur asnjë ndihmë për lyerjen apo përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të kopshteve.

Aleks Kalemasi                             
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›