250 operacione temth e apendicit shumica e rasteve
Gjatë verës në urgjencën kirurgjikalë në QSUT nuk ka patur ndërprerje të theksuar operacionesh. Jo pak po mbi 250 të tilla janë kryer vetëm në korrik dhe gusht. Shefi i kësaj urgjence Ylli Zicishti sqaron se cilat kanë qenë ndërhyrjet urgjente, që ka qenë e pamundur të shtyheshin. Ai s'ka përjashtuar as humbjet e jetës gjatë operacioneve.
"Gjatë korrikut janë bërë 145 operacione urgjence, gjatë gushtit janë bërë 110. Në urgjencë ka dominuar tëmthi, gurët e tëmthit, apendisitet, problemet e zorrëve. Kurse këto janë tumore, nuk mund ti shtysh këto operacione. Trauma të mëdhaja nuk kemi pas. Ka dhe raste vdekjeje, sepse këtu jeta dhe vdekja janë afër fare, ka pas", tha Ylli Zicishti, Shef i Urgjencës Kirurgjikale, QSUT.
Zicishti ka siguruar që në këtë shërbim s'ka munguar asnjë medikament, pasi drejtoria e QSUT mori masa para sezonit veror. "Mungesa kuptohet që në urgjencë nuk para ka mungesa. Të gjitha materialet që janë jetike ne i kemi dhe janë siguruar që në fillim të sezonit", tha Zicishti.
Në muajin shtator situata në shërbimin e urgjencës kirurgjikale në QSUT normalizohet, pasi i gjithë personeli është kthyer në punë. Ata kanë ndarë dhe datat e operacioneve të planifikuara.
Julia Bardhushi