Korçë, pranga 60 vjeçarit akuzohetse abuzoi me 12 vjeçaren
KORÇE - Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 60-vjeçar për akuzim seksual me të mitur. Familjarët e një vajze 12-vjeçare me inicialet E.D në qytetin e Maliqit kanë denoncuar në polici 60-vjeçarin, Vangjel Hoxha për abuzim seksual.
Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga shtetasi me inicialet N.D, njëkohësisht fqinj i 60-vjecarit Hoxha në datën 01.06.2013, me akuzën se ka ndjekur vajzën e tij duke i thënë fjalë provokuese dhe banale. E pyetur nga mediat, bashkëshortja e 60-vjecarit, Burbuqe Hoxha jashtë kameras e pranon se i shoqi bën veprime të turpshme, por nuk abuzon dhe nuk i ngacmon të miturit.
Ajo thotë se tre vite më parë, 60-vjeçari kishte pësuar një aksident automobilistik dhe që prej asaj kohe ai bën veprime të tilla, sipas saj, në mënyrë të pavetëdijshme.
Vangjel Hoxha është arrestuar dhe akuzohet edhe për vepra të turpshme me të mitura me inicialet O.Zh, 8 vjeç dhe M.Zh. 13 vjeç, veprime këto të kryera në periudha të ndryshme. Vazhdon puna për hetime të mëtejshme. 60-vjeçari është i martuar dhe ka 4 fëmijë, 3 vajza e një djalë. Ai punon roje në ish-kombinatin e sheqerit në Maliq.
(sg/shqiptarja.com)