E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, pranga tre personave, kapen me 3500 euro false

Policia e Korçës, në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar, ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët posedonin para false.
 

Sipas burimeve të uniformave blu, arrestimi është bërë tek kthesa e Maliqit, duke vëne në pranga shtetasit Hysni Sadiku 66 vjeç, Artur Tahiraj 45 vjeç dhe Lavdërim Rumani 66 vjeç.
 

Keta shtetas u arrestuan ne flagrance pasi iu gjeten nje sasi prej 3500 euro te cilat dyshohet se jane te falsifikuara. Tashmë policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale sasine prej 3500 euro.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›