Zgjedhje te pavlefshme Ristani relaton ceshtjen ne KQZ

Kërkesa ankimore e PS për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë do të relatohet nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani. Shorti ka përcaktuar që të jetë Ristani ai që do të bëjë relatimin e kërkesës së PS-së.
“Ankimi vjen pas një vendimi të fundit të KQZ-së, vendim i cili ishte në bazë dhe për zbatim të vendimit të gjykatës, e cila urdhëronte hapjen e të gjitha kutive të votimit në Tiranë dhe për të marrë nga zarfet e votave të kontestuara apo të pavlefshme fletët e votimit të cilat nuk i përkisnin kutive respektive dhe për t’i rinumëruar dhe rivlerësuar ato. Ky proces ndodhi në KQZ, por është e sigurtë që nga ky proces nuk vjen pavlefshmëria”-tha Ristani, i ftuar në studion e lajmeve në Albanian Screen.
Partia Demokratike do të përdorë në mbledhjen e rradhës së KQZ argumentin e saj duke interpretuar nenin 130, 131 dhe 132 të Kodit elektoral.
Të gjitha gjasat tregojnë se do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të jap vendimin definitiv për kërkesën e re të PS-së. Mbledhja e rradhës së KQZ do të zhvillohet sot në orën 18.00.
Erjon Ajazi