Tabaku: Zgjedhjet në Tiranë, treguan forcën e demokracisë
TIRANË- Kryesuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku në një prononcim për mediat akuzoi kryesocialistin Rama se po përpiqet të përbaltë procesin zgjedhor. Sipas saj këto zgjedhje ishin më të mirat të realizuara ndonjëherë, një konstatim ky edhe i ndërkombëtarëve.
“Sot zoti Rama vazhdoi sërish përpjekjet për të përbaltur përpjekjet procesin zgjedhor. Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira dhe transparente. Këto ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë në Shqipëri. Në këto zgjedhje morën pjesë 1 milion e 600 mijë shqiptarë, duke bërë që zëri i tyre të dëgjohet, një pjesëmarrje rekord për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në Shqipëri. Komuniteti ndërkombëtar i ka vlerësuar këto zgjedhje në mënyrë të përsëritur”, tha Tabaku.
Tabaku theksoi më tej, se rezultati i ngushtë në Tiranë tregoi forcën e funksionimit të demokracisë dhe institucioneve të pavaruara.
“Demokracia nuk është në rrezik kur numërohet cdo votë, demokracia vihet në rrezik atëherë kur nuk dëgjohet zëri i qytetarëve. Demokracia funksionin më lehtë kur ka një diferencë të konsiderueshme në rezultat, por ajo provohet kur ka një diferencë të ngushtë. Këto zgjedhje në Tiranë, treguan forcën e demokracisë dhe institucioneve të pavarura duke ndjekur rrugën e ligjit që mundësoi dëgjimin e zërit të qytetarit”, nënvizoi përfaqësuesja e PD-së.
Sipa saj, akuzat e zotit Rama janë të babaza, pasi numërimi në KQZ u urdhërua nga Kolegji Zgjedhor, pas kërkesës që bëri vetë Rama.
“Më shumë qytetarë votuan për kandidatin Basha, por më e rëndësishme se kjo është që zëri i cdo qytetari u dëgjua. Sot cirku i zotit Rama vijoi edhe njëherë me akuza të pabaza dhe me kërcënime ndaj institucioneve të pavarura. Rama e quan veprimin e KQZ-së të paligjshëm, ndërkohë që KQZ u urdhërua nga Kolegji të numëronte votat, si rezultat i kërkesës së ligjshme të bërë nga po vetë zoti Rama”, përfundoi Tabaku.
(m.a/BalkanWeb)