Parlamenti miraton mes debatesh procedurat per regjistrimin e popullesise
Disa dhjetera veprimtare te organizates Aleanca Kuqezi protestuan sot perpara parlamentit ne kohen kur brenda po miratohej nje vendim per te kaluar me procedure te pershpejtuar amendamentet e ligjit mbi regjistrimin e popullsise dhe banesave. Kjo organizate eshte kunder regjistrimit te popullsise me pyetesore mbi perkatesine etnike dhe fetare te qytetareve sepse e sheh kete procedure si nje burim spekullimesh me varferine e shtresave te ndryshme.
I bejme thirrje te gjithe deputeteve te Kuvendit te Shqiperise qe te votojne peticionin e popullit dhe jo projekt-ligjin e grekut. shte e papranueshme qe deputetet e Kuvendit te Shqiperise te votojne nje projekt-ligj i cili bie ndesh me interesat tona kombetare. Ata jane zgjedhur atje per te mbrojtur interesat tona jane perfaqesues te popullit dhe ndaj duhet te ngrihen ne lartesine e detyres qe kane - tha Adriatik Llapaj nje nga drejtuesit e protestes se Aleances Kuqezi e cila ka dorezuar ne parlament nje peticion me mijera firma qytetareve kunder regjistrimit.
Grupi parlamentar i Partise Socialiste te opozites mungoi perseri ne seance plenare megjithe debatet e brendshme nese duhet ta vazhdojne apo jo bojkotin. Nga ana tjeter projekt-ligji ka edhe kritike te tjere brenda ne parlament. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet eshte forca e pare politike qe kundershtoi hapur regjistrimin me pyetje dhe me vetedeklarim per kombesine dhe fene. Deputeti i Partise Drejtesi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri deklaroi se partia e tij i mbetet qendrimit per te mos e votuar nje ligj per regjistrimin ku kombesia dhe feja do te percaktohen me vetedeklarim.
Ne do te votojme ligjin per regjistrimin e popullsise por vetem me nje kusht qe nuk duhet te kete ne formular pyetje me vetedeklarim te pabazuar ne fakte dhe ne prova per kombesine dhe fene. Nese nje ligj qe permban pyetje te tilla do te votohet atehere kjo do te jete antishqiptarizma me e madhe qe do te beje ky parlament - tha deputeti Tahiri.
Pas seances plenare ku u vendos qe ky ligj te kaloje per shqyrtim me procedure te pershpejtuar ministri i Inovacionit Genc Pollo tha se ndryshimet e fundit e ndajne regjistrimin dhe vetedklarimin vullnetar te popullates nga regjistri themeltar i shtetasve dhe per ata qe bejne deklarata te rreme do te kete gjoba deri 1 mije dollare.
Sot kemi nje Regjister Kombetar Civil nder me te miret ne rajon dhe Evrope si dhe lista zgjedhore te besueshme. Pra lidhja Census - Regjister abrogohet me projektligjin e sotem. Te dhenat e vjelura nga censusi do te kene vetem kuptim statistikor dhe nuk mund te lidhen me identitetin e personit apo te baneses. Projektligji parashikon edhe nje gjobe prej 1 milione leke per kedo qe shkel normat ligjore apo per cilindo qe ben deklarate te rreme ne procesin e censusit. - tha zoti Pollo.
Zyrtaret besojne se kane bere nje ligj bashkekohor qe rrit transparencen dhe njekohesisht mbron te dhenat personale. Por kritiket e shohin me mosbesim pjesen qe lidhet me regjistrimin e popullates sa i takon etnise dhe besimit fetar. Kundershtaret e kesaj menyre regjistrimi theksojne se pyetjet mbi perkatesine etnike fetare dhe gjuhesore nuk perfshihen ne pyetesoret e shumices se vendeve te Bashkimit Evropian. Ata pohojne se nga 27 shtete anetare te BE-se vetem 10 prej tyre ne lindje te kontinentit kane pyetesore mbi fene dhe etnine port e tilla pyetje nuk gjenden prej kohesh ne shtete si Greqia Italia Gjermania Franca Spanja apo Belgjika.