Korcë, prezantohetprojekti për orëne re të qytetit
KORCE- Qyteti i Korcës pritet të ketë një ore të re, e cila është pagëzuar si ora për të rinjtë. Projekti i është prezantuar kryetarit të Bashkisë së Korcës nga studentë të Arkitekturës. Gjatë takimit, kryebashkiaku Niko Peleshi ka vlerësuar projektin dhe kontributin e të rinjve.
“Ky është një kontribut shumë modest, por dhe shumë kuptimplotë për faktin se do të japë një mesazh të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët, të cilët duhet të kuptonin se qyteti nuk duhet të ketë vetëm të shkuarën e vet të lavdishme por duhet të ketë edhe një të ardhme. Kjo e ardhme ndërtohet duke ecur me ritmin e kohës, duke kuptuar të gjitha dinamikat e kohës, duke kuptuar të gjitha nevojat që koha ka.” theksoi Peleshi.
Projekti që pritet të nisë zbatimin javën e parë të muajit janar, do të jetë një investim i bizneseve pas kundërshtive të këshilltarëve të djathtë për riparimin e orës së vjetër në qendër të qytetit.
Ora për të rinjtë do të vendoset në parkun Rinia, pranë Universitetit Fan S Noli.
(e.n/news24/BalkanWeb)