E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romë, një pako me eksploziv para ambasadës greke

ROMË- Pakoja e dyshimtë që u zbulua sot në mëngjes para ambasadës greke në Romë, përmbante eksploziv, deklaroi një zëdhënës i karabinierëve.
"Specilistët janë aktualisht duke punuar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një pako të ngjashme me ato që shpërthyen javën e kaluar'', deklaroi ky zëdhënës.
Që prej këtij lajmi përfaqësuesit diplomatikë të kryeqytetit italian janë vendosur në gjendje alarmi.
Media italiane kanë bërë të ditur se janë zbuluar gjithashtu pako dhe në ambasadat e Marokut dhe Danimarkës, por zëdhënësi i karabinierëve ka deklaruar që ky lajm nuk konfirmohet ende.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›