E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, qëllon me karrige në kokë mjekun, ndalohet agresori

Aida Malaj

Dhunohen sërish bluzat e bardha. Një nga mjekët e Korçës është qëlluar me mjete të forta nga një pacient, teksa ushtronte detyrën e tij në senatoriumin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa mjeku Thoma Nini, ish-konsull në Selanik dhe prej disa vitesh i rikthyer në profesionin e tij si mjek pneumolog, kishte orarin e vizitave të pacientëve. Mësohet se njëri prej tyre, Hajdër Bregu, në rrethana ende të paqarta ka nisur të debatojë me mjekun dhe më pas e ka qëlluar me një karrige në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Është dashur ndërhyrja e bluzave të bardha për të neutralizuar agresorin, e cili është ndaluar më pas nga policia.

Ndërkohë mjeku Nini është vënë në kujdes mjekësor nga kolegët e tij dhe po trajtohet për plagët e marra në pjesën e kokës. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë mes mjekëve të spitalit të Korçës, të cilët kanë  paralajmëruar se nesër do të zhvillojnë një protestë një orëshe.

Kjo nuk është hera e parë që bluzat e bardha bien pre e dhunës së pacientëve apo familjarëve të tyre. Vetëm pak javë më parë, në Kukës, mjeku kirurg Mustafë Mustafa u dhunua nga një i afërm i një pacienti, i cili ishte shtruar në urgjencë pas djegies me fishekzjarre.

3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, qëllon me karrige në kokë mjekun, ndalohet agresori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›