Librazhd, merr flakë kamioni me targa turke, s`ka të lënduar

Një kamion është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hotolisht ku një kamion me targa turke i cili po tranportonte mallra konfeksione ka marrë zjarr por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Mësohet se drejtuesi i kamionit ka dalë në kohë duke mos pësuar gjë por si pasojë e flakëve që kanë përfshirë mjetin është bllokuar edhe qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të flakëve në kamion por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.