Korçë, rezulton i zhdukur një 70-vjeçar
Një 70-vjeçar rezulton i zhdukur që prej tre ditësh në qytetin e Korçës.
I moshuari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është larguar që prej tre ditësh nga shtëpia e tij dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.
Kanë qenë familjarët e të moshuarit ata të cilët e kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij ndërkohë që policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të moshuarit.