E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Bare: Nafta “virgine” sëmur njerëzit, fajin e ka Saliu

TIRANE-Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha për kontrabandën e naftës ‘virgine’ që ka ndodhur në vendin tonë, duke theksuar se gazrat e lëshuar nga djegia e karburantit janë të dëmshme për jetën e njerëzve.

Deputeti Besnik Baraj ka deklaruar se përveç efekteve financiare, më i dëmshëm është rreziku për jetën që shkaktohet nga gazrat kancerogjen.

“Futja në treg e 50 mijë tonë naftë virxhin në vit nga Berisha dhe oborri qeveritar bën që të shkatërrohen automjetet nga karburanti, sepse djegia e tij nuk bëhet e plotë. Përveç kësaj lirohen gazra që janë mjaft të dëmshme për jetën. Pasojat më të rënda nuk janë ato financiare, por ato tek shëndeti i njerëzve, sepse janë shtuar se tepërmi sëmundjet kancerogjene në mushkri”, tha Baraj.

“Është faji i Saliut që shqiptarët detyrohen të përdorin këtë lloj nafte të dëmshme për jetën. Është Saliu me oborrin e tij që vrasin jo vetëm më armë, jo vetëm me Gërdecin, por edhe me ajrin e ndotur”, theksoi Baraj.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, Bare: Nafta “virgine” sëmur njerëzit, fajin e ka Saliu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›