Zgjedhjet Lokale Berisha: Rama bën fushatë me shpifje
TIRANE-Kryeministri Berisha nga Ishmi ka sulmuar sërish kreun e opozitës Edi Rama se po zhvillon një fushatë elektorale me sharje dhe shpifje dhe se po tenton të kthejë në demonstratë zgjedhjet lokale.
Duke marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të rrugës Ishëm-Bubq, kryeministri Berisha theksoi se Rama i është përkushtuar vetëm kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 duke mos bërë asgjë tjetër.
“Rama ka dy vite që ka folur vetëm për kutitë dhe asgjë tjetër. Ai përveç sharjeve nuk ka çfarë t`i thotë qytetarëve. Ai po bën fushatë të vjetër me sharje sa edhe etrit e tij do ja kishin zili. Ramës nuk I duhet politika por qytetaria” theksoi Berisha.
Kryeministri akuzoi se Rama po tenton të kthejë datën e 8 Majit në demonstratë ndërkohë që sipas Berishës, 8 maji është dita e dinjitetit të shqiptarëve, pasi me votë do të zgjedhin të besuarit e tyre vendorë.
Ai gjithashtu theksoi se Rama ka akuzuar pa fakte komisionerët e tij në zgjedhjet e 2009-ës ndërsa tani ai kërkon që ata të jenë komisionerë e tij.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se vetëm në komunat e Bubqit dhe Ishmit janë shtruar më shumë rrugë se sa ka shtruar Rama në Tiranë. Sipas Berishës, Rama në Tiranë i ka shpërdoruar paratë për rroga për Bashkinë dhe jo për infrastrukturë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PS: Berisha ka fyer nëna e motra