Korçë, rrish përmbytje nga Devolli, mbi 50 ha nën ujë
>Reshjet e shumta të rëna në 24 orët e fundit në juglindje kanë rikrijuar probleme të tjera në fushën e Devollit, teksa rrezikohet një situatë e rënduar. Nga Shtabi i Emergjencave Civile pranë institucionit të prefektit vjen alarmi për masa të mëtejshme për të evituar një situatë të rënduar që mund të rrezikonte deri dhe shtëpitë e qindra banorëve të kësaj zone.
Ndonëse sipas Bordit të Kullimit në Korçë situata është mbajtur nën kontroll të plotë lumi Devoll ka rritur prurjet e tij, ndërsa më shumë se 50 hektarë tokë janë ripërmbytur kryesisht në zonën e fshatit Hoçisht në rrethin e Devollit. Duke iu referuar të dhënave të Shtabit të Emergjencave në Korçë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit ka rënë më shumë se 60 ml shi, ndërsa kjo ka krijuar situatë të rënduar në pjesën e tokave që u përmbytën pak ditë më parë. Teksa Shtabi i Emergjencave në Korçë ngre alarmin për një situatë të mundshme dhe njëherësh të pazakontë të motit si dhe përballimin e saj, Bordi i Kullimit nga ana tjetër garanton se masat janë marrë dhe nuk do të ketë përmbytje ndonëse ato kanë vazhduar dhe në 24 orët e fundit. Dalja e lumit Devoll nga shtrati pak ditë më parë përmbyti më shumë se 200 hektarë tokë, duke dëmtuar dhe të mbjellat e fermerëve, ndërsa një ditë më parë janë përmbytur për herë të dytë më shumë se 50 hektarë tokë bujqësore. Nisur nga kjo situatë alarmi edhe dega lokale e LSI në Korçë ka dalë në një konferencë shtypi gjatë të mërkurës nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj në këtë qytet, Mishel Papakazoma, i cili ka bërë përgjegjës Bordin e Kullimit në Korçë për këto përmbytje që nuk ishin parë prej më shumë se dy dekadash në rrethin e Devollit. Sipas Papakozmait situata është kritike, ndërsa LSI kërkon reagimin në kohë të
strukturave shtetërore për të evituar një tragjedi të mundshme që mund të ishte katastrofale për më shumë se 20 mijë banorë të Devollit të sipërm.
strukturave shtetërore për të evituar një tragjedi të mundshme që mund të ishte katastrofale për më shumë se 20 mijë banorë të Devollit të sipërm.