E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opoziat iu rikthye sërish në kuvend debatit për ligjin e “Dosjeve”

Ligji i dosjeve pavarësisht se e kamarrë një herë miratikin në Kuvend dhe që brenda pak ditësh merr fuqi zbatimi, opozita sot sërish  ka ktyhyer në kuvnd debatin për të. Debatinë fjalë dhe acarimi mes palëve ka bërë që seanca të të ndërpritet disa herë.
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, tha në emër të këtij grupi se Partia Socialiste në fakt nuk ka problem me dosjet apo me ngrirtjen në parim të një ligji të tillë.
“Shqiptarët kanë të drejtë të dinë atë që ka ndodhur dhe nuk qëndron këtu e keqja”, u shpreh ai. Por tha më pas se  problemi është tek sistemi i drejtësisë dhe tek ai i korrupsionit.
Ndërsa kryeparlamentarja Topalli ka vijuar pas tij duke i thënë se të djathtët kërkojnë që këto dosje të funksionojnë për ata që janë në sallën e parlamentit dhe ata që janë aktualisht në majat e institucioneve.
“Ne nuk merremi me punonjësin e thjeshtë, por kërkojmë të merremi vetëm me ata që kanë poste të rëndësishme. Dhe këtu ndahemi ne me njëei-tjetrin. Si mund të jenë përsëri në krye ata njerëz të cilët kanë dhunuar dhe kanë vrarë njerëz për arsye politike”, tha e revoltuar Topalli në kundërpërgjigje të Braçes.
Nga ana e tij, deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh se qeveria po saboton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas tij, BE me anë të deklaratës së djeshme kundërshtoi drejtpërsëdrejti qeverinë për ligjin e dosjeve dhe se ajo ishte një shuplakë e fortë për qeverinë shqiptare.
Në fjalimin e tij Balla shtoi se konsullatat janë kthyer në burim korrupsioni ku diplomatë nuk janë larguar nga detyra por janë dërguar nëpër konsullata të tjera.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›