Sfida reale
>Nga Gjergj PERLUCA
Shumë të vërteta të porositura në klimën e një konformizmi tiranik i përcollëm nga brezi në brez gjatë rrugës tonë të vështirë për realizimin e qëllimeve tona për përparim dhe drejtësi. Sado që në fundin e çdo pjese të kësaj rruge duke e vlerësuar atë u ndërgjegjësuam dhembshëm për gabimet tona fatale, ato ia rrokullisëm personave të caktuar dhe asnjëherë vetëdijes sonë kolektive. Çdo pikënisje e re fillonte me mallkimin e së kaluarës dhe udhëheqësit e ri politikë e bazonin optimizmin e tyre euforik, tërësisht të stimuluar, në aftësitë foenikse të popullit shqiptar për të kapërcyer kohën e humbur, madje edhe për tu paraprirë të tjerëve. Këta udhëheqës demonstronin në fjalimet e tyre nje megallomanie te pakonkurueshme per aftesite e tyre per te percaktuar prioritetet nacionale, miqtë e madhej nëpër botë të popullit tonë, vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre patriotik për mjeshtrimin me bravure të sfidave tona madhore. Por e kaluara kishte fiksuar në vetëdijen tonë parametra të një të menduari mistik, që demonstronin qartë një distancë të madhe nga racionaliteti evropian, një barrierë kolosale, kapërcimi i të cilës përfaqësonte sfidën prioritare në rrugën tonë të mundimshme drejt Evropës. Shoku i krizës, që shkakton mosprania e një të menduari racional konceptual e tronditi para pak kohësh edhe një herë besimin, se qasjet tona do të mund ti afrohen shpejt modeleve që plazmon matrica e konceptimit evropian. Përpjekjet e një grupi që merret me çështjet e artit në Shkodër për ta bërë këtë qytet metaforën e artit kulmor kombëtar dhe njëkohësisht për të demonstruar aftësitë e tyre përzgjedhëse për këtë qëllim, produktoi një monstër karikatureske konceptuale për vlerat, duke i dhënë një korpus të prekshëm dhe konkret krizës së mosaranzhimit me racionalen evropiane. U përkujtua 50 vjetori i operës së parë shqiptare dhe natyrisht edhe krijuesi i saj, kompozitori Prenkë Jakova, në vorbullën e një aksionizmi të verbër, ku metoda evropiane e analizës së vlerave rezultoi një kategori totalisht e përjashtuar. Elozhet e artikuluara në emisionet televizive për këtë vepër dhe autorin e saj, sado të ngërçuara shpesh nga emocione të simuluara, tregonin qartë, se fiksimi vlerësues, i konturuar nga një vetëdije groteske, mistike për artin, kishte triumfuar. Që një libret, i cili demonizonte lirinë e mendimit dhe që e shpallte të vërtetën monopl të një grupi, i cili gijotinën për të eliminuar të gjithë ndryshmenduesitë e çdo aspekti e konsideronte elementin esencial të sistemit të tij qeverisës, paska inspiruar një kompozitor për një vepër muzikore dhe se kjo duhet vënë në altarin e admirimit është një apel i pakeqkuptueshëm për të përjashtuar demokracinë. Është një apel për të shteruar të gjitha burimet jetike të pasurisë shpirtërore dhe të përparimit, sepse është dorëheqje nga të menduarit racional, demokratik. Në konceptimin demokratik evropian është i anatemuar çdo lloj arti që kërkon ti bëjë një mbrojtje brilante një vepre makabre. Kompozitori i kësaj opere i rritur dhe i edukuar në ambiente krejtësisht sterile për efekte meditative, përfaqësonte brezin e tretë të një pjese të shoqërisë katolike shkodrane, që kishte qenë e detyruar të jetonte në klimën e një triumfi total të mistikës kundrejt racionales. Kjo ishte vepra më e përbindshme e një konspiraconi të perandorisë osmane për përçarje, që ajo e jetësoi, duke e favorizuar fuqishëm këtë pjesë dhe veçanërisht duke i mundësuar asaj një pozitë ekonomike tejet e diferencuar nga pjesa tjetër. Mjaft element të klerit katolik, të angazhuar politikisht, do të ishin instanca e përpunimit të ideve politike dhe kjo pjesë kishte detyrën e realizimit të tyre, por edhe të drejtën e ndonjë amendamenti të caktuar. Por, që të dyja palët, që i shërbenin me zellin e një misionari perandorisë osmane, ishin mbërthyer në qerthullin e survejimit të ndërsjellët sipas një skeme satanike, që e kishte projektuar dhe e zbatonte orhana turke, e cila arriti të jetësonte stilin luftarak për jetën brenda kornizës së hekurt të një konformizmi tiranik, është një e vërtetë historike dhe njëkohësisht konfirmim i një prediksioni evropian. Në darën makabre të këtij konformizmi, censura, por edhe autocencura fituan fizionominë e një inkuizicioni permanent. Ky stil e identifikonte çdo ide rebeluese, sado e vaktë të ishte ajo, kundër asaj që mbretëronte dhe që ishte kundër dinjitetit njerëzor dhe aspiratave të popullit, me një guxim baraz me çmendurinë. Në këtë klimë vetëkuptueshmëria racionale evropiane ishte atakuar asgjësueshëm dhe jokonvencionalja antimistike antemuar. Ky tension i pazbatueshëm ka si pasojë të jetuarit në një disonance njohëse, të vazhdueshme dhe shtyrjen e realitetit si strategjia e vetme e mbijetimit. Çdo produkt i kulturës shpirtërore në përputhje me këtë konformizëm tiranik, primitiv, tejet irracional dhe fatal i kishte të garantuara elozhet, nderet dhe shpërblimet. Kjo ka gatuar tek këta njerëz delirin e madhështisë dhe emocionalitetin e fshehur për potenciale të paidentifikueshme, tejdimensionale, që i faturojnë vetes, e cila fillimisht e asgjëson sensibilitetin ndaj urtësisë. Por, shumë shpejt fobia ndaj çdo argumentimi racional që konkludon në kundërshtim me të vërtetat e porositura, që ata disponojnë, apo me interesat e tyre kulmon në nivele astronomike agresioni me asocime të tejskajsheme; denigrim total, eliminim politik e social, por edhe asgjësim fizik kundrejt autorëve të këtyre argumentimeve. Të menduarit mistik i konsideron të paqena lidhjet reale, racionale dhe shumëfishimi i përpjekjeve për të realizuar diçka pa pasur asnjë qëllim racional, konstruktiv, por vetëm pragmatizëm ekstrem dhe brutal, mbetet tipari esencial i aksionit të tij. Kjo e shpjegon revanin në amok tw këtij kompozitori, për të zënë piedestalin e artit, me një cinizëm inkuzicionar të një vetëdije të indoktrinuar, duke i thurur himne terrorit ekstrem dhe mungesës elementare të lirisë. Tek ai bllokada e të menduarit për ide racionale evropiane ishte tejet dimensionale dhe kjo përjashtonte çdo mundësi reale, që ai në punën e tij krijuese të mund të binte në dilema morale dhe humanitare. Çdo test luajaliteti ndaj misionit fisnik dhe utilitar të artit është i përjashtuar nga mentaliteti i tij i vetëshërbimit, një paranojë, që e implikon atë në një atentat kundër tempullit të lirisë dhe për të cilin ndihet krenar. Ai nuk mund të ndërgjegjësohej kurrë, sesi do mund të guxonin kritikët, zhurnalistët, apo eseistët të zbatonin masshtabet racionale evropiane për të kontrolluar këtë vepër dhe për ta cilësuar atë një testament kriminal. Në këtë kontekst gjen interpretimin shkencor edhe fakti, që grupi organizator, por edhe më gjerë nuk mundi të bënte objekt shqyrtimi pyetjen kardinale, nëse ka ndodhur ndonjëherë në këtë botë, që një vepër muzikore me një libret të mirëfilltë inkuizicionar, i cili në çdo rresht apelon kundër lirisë dhe të dinjitetit njerëzor, të përkujtohet me deklarata panigjirike për të fituar aplaudime të reja. Ky organizim përkujtimor nuk ju imponua autorëve të saj, por iniciativa e tyre u inspirua nën peshën e një mentaliteti paranojak, për tu prezantuar si bartësit e vetëm dhe legjitimë të një kulture, që ata e konsiderojnë të pakonkurrueshme, por që në të vërtetë ajo ndodhet në një raport kontrovers me atë të racionalitetit evropian. Tek ky grup rezulton i demoluar mekanizmi i autoinspektimit për konvergjencën objektive të këtij angazhimi në një humnerë morale për shkak të dezastrit komunikativ të tyre me kulturën evropiane. Sepse, janë të shumta faktet që dëshmojnë, se kompozitorë apo shkrimtarë, poetë apo dramaturgë kanë krijuar vepra brilante në kohë tejet të arrta diktatoriale për të lartësuar idealet e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor, duke përzgjedhur në mënyrë aluduese ngjarje historike. Kjo u dha veprave të tyre frymën e pavdekësisë dhe atyre që ju dorëzuan konvencionales së kohës mallkimin dhe harresën. Metoda mistike e të menduarit operon me koncepte sterile, ajo jo vetëm nuk prodhon asgjë, por është një barrierë e pakapërcyeshme për ide të reja frytdhënëse dhe veçanërisht për ide racionale europiane. Ajo na u imponua nga historia dhe përfaqëson e