Jetonte në kasolle tek Ura e Dajlanit, bashkia merr në mbrojtje 10 vjeçaren

>E mitura shfrytëzohej nga babai i alkoolizuar për të lypur bashkë me motrat e saj
Një familje me katër persona, që jeton poshtë mbikalimit tek Ura e Dajlanit është marrë në mbrojtje nga Bashkia e Durrësit. Familja Ymeri, që jeton në një barakë jashtë çdo kushti minimal, ka sensibilizuar departamentin e shërbimit social në bashki për të gjetur strehim për një nga tre fëmijët e kësaj familje. Eliona Ymeri është propozuar që të merret dhe të strehohet në qendrën e fëmijëve të pastrehë në Durrës, për shkak se ajo nuk shkon në shkollë dhe përdoret nga i ati për të lypur. Eliona është 10 vjeçe, ndërkohë që ajo është fëmijë e dytë e familjes. Babai i tyre, Enver Ymeri është alkoolist dhe punonjësit e bashkisë kanë konstatuar se ai nuk ofron asnjë kusht apo garanci për rritjen e tyre. Bashkë me Elianën, në barakën e mbuluar me beze jetojnë edhe Xhoana, 4 vjeçe dhe Sabrija, 11 vjeçe. Edhe vajza e madhe, Sabrija nuk shkon në shkollë dhe përdoret për të lypur, ndërkohë që strehimi në kushtet aktuale është cilësuar i papërshtatshëm nga punonjësit e bashkisë. Për këtë arsye ata i kanë propozuar këshillit bashkiak, që të merren në mbrojtje fëmijët dhe të strehohen në kushte më të përshtatshme. Relacioni i bashkisë ka theksuar se tre vajzat e familjes në fjalë rrezikohen edhe për shkak se pranë barakës së tyre banon një grua e divorcuar, e cila ushtron prostitucion.
Jetesa e familjes
Jetesa e kësaj familjeje është pak të thuhet e tmerrshme. Katër persona jetojnë në një barakë të sajuar me kompensata dhe me beze, e cila përdoret për të ndaluar të paktën erën e ftohtë të dimrit. Në rastet kur shiu është i fortë dhe shoqërohet me erë atëherë, i gjithë ambienti brenda kësaj kasolleje kthehet në një moçal të akullt, pasi bezja e depërton të gjithë ujin brenda. Kjo familje jeton në të tilla kushte prej më shumë se 8 muajsh, që kur janë vendosur në këtë "vendbanim të ri" poshtë mbikalimit tek ura e Dajlanit. Edhe ambienti jashtë kësaj kasolleje është i mbushur me ujë e plehra dhe është një vend ideal për qentë e rrugëve dhe gjithfarë insektesh, që krijojnë një mjedis të rrezikshëm epidemiologjik. Ushqimi i kësaj familjeje kryesisht janë pak gjëra të thata, pasi për të gatuar nuk bëhet fjalë. Pikërisht këto kushte e kanë detyruar Bashkinë e Durrësit, që të marrë në mbrojtje këtë familje duke u munduar të shpëtojë katër persona pasi në kushtet ku jetonin edhe vetë jeta e tyre ishte në rrezik.
Familja
Në këtë barakë prej bezeje jeton babai, Enver Ymeri dhe 3 vajzat e tij, që janë në moshë të vogël. Enveri, ekstremisht i varfër pa asnjë mundësi jetese e kalon kohën në klub dhe është një njeri i alkoolizuar, i cili e ka mbështetur të gjithë jetesën e tij tek tre vajzat, që dalin e lypin në zonën e plazhit dhe më pas gjithçka që ato fitojnë, për fat të keq kthehet në raki dhe zhduket në avujt e alkoolit, duke i lënë në mëshirë të fatit të tria vajzat. Sabrie Ymeri është vajza e madhe, e cila megjithëse është në moshën 11 vjeç nuk ka shkuar kurrë në shkollë dhe e vetmja gjë që di të bëjë është lypë kryesisht në rrugët e plazhit, po kështu edhe vajza e dytë Eliona është 10 vjeçe dhe ka të njëjtën histori si motra e saj më e madhe pasi të lypurit i siguron atë pak ushqim sa për të mbajtur frymën. Bashkë me Elianën, në barakën e mbuluar me beze jetojnë edhe Xhoana 4 vjeç, e cila endet rrugëve pranë barakës bashkë me të motrat. Duke parë këtë jetesë të dhimbshme sektori përkatës në Bashki ka marrë masat për strehimin e tyre në institucione për fëmijë ku natyrisht vajzat do të arsimohen, por edhe do të ushqehen si duhet në përpjekje për ti rehabilituar ato sadopak dhe për ti hequr nga rruga ku ato lypin sa janë të vogla por në të ardhmen ndoshta një fat shumë herë më i keqi i priste ato pasi fare pranë kësaj barake me beze jeton një grua e vetme, e cila dyshohet se ushtron prostitucion dhe ndikimi i saj tek këto minorene do të ishte fatal. Problemi i strehimit në të vërtetë është një nga problemet më të mprehta në Durrës.