Korçë, sekuestrohen 558 rrënjë canabis sativa
Policia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e 558 rrënjëve canabis sativa dhe arrestimin e një 19-vjeçari. Në pranga ka përfunduar Eldis Roko, dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë 27-vjeçari Aleks B.
Sipas policisë, të dy këta persona, dyshohen si kultivues të lëndës narkotike, e cila është sekuestruar sot nga policia në fshatin Zereç.