E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE apelon për qetësi në Kosovë

PRISHTINE- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë për qetësi dhe përmbajtje.

 Ministri i Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis, i cili aktualisht kryeson OSBE-në u ka bërë "thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi".

"Çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe të përgjegjshme, me anë të dialogut të kryesuar nga BE-ja. Mbrojtja dhe siguria e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, duhet të jenë prioritet i lartë", ka thënë Azubalis.

Doganierë dhe policë të Kosovës e të EULEX-it janë dërguar sot me helikopterë të KFOR-it në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, ndërkohë që serbët lokalë kanë ngritur barrikada në rrugë.
(s.g/rel/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›