E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, shpërthen bombula e gazit, rrezikohen 4 persona

KORCë- Shpërthimi i një bombule për pak i ka rrezikuar jetën 4 anëtarëve të një familje në qytetin e Korcës. Ngjarja ka ndodhur mesidtën e sotme në një ndërtesë dykatëshe në lagjen 16 të qytetit. Familjarët ishin duke u ngrohur me sobë gazi, teksa bombula ka shpërthyer duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Të alarmuar ata kanë dalë jashtë ndërtesës duke i shpëtuar flakëve të zjarrit. Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrëfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit, por pa mundur të shmangin djegien e njërës prej dhomave. Fatmirësisht cdo gjë ka përfunduar vetëm me dëme materiale, pa të lënduar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›