E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Mirel:Zgjidhje me konsensus para 18 Marsit

TIRANË- Gjatë një konference për shtyp Drejtori i Pergjithshem i zgjerimit të KE, Pierr Mirel ka deklaruar se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duhet të bëhet përpara se komisioneri i KE, Fuele të mbërrijë në vend. Pra sipas tij, data 18 Mars është momenti i fundit ku opozita dhe maxhoranca duhet të gjejnë një zgjidhje për sa i përket ngritjes së komisionit hetimor. Mirel kthimin e opozitës në parlament e sheh si dicka pozitive.

“Momenti i dytë ka të bëjë me situatën politike Në nëntor pashë këtu në Shqipëri situatën politike, dhe jam i mendimit që debatet të zhvillohen në parlament. Kthimi i deputeteve të PS në Kuvend është një hap pozitiv. Kërkesa ime për ngritjen e komisionit hetimor do të ishite një zgjidhje që të conte në konsensus, konsensus që të tregojë që Shqipëria është një vend i pjekur politikisht, Shpresojmë që në 18 mars të arrihet një marrëveshje që kur Fule të vijë në Shqipëri në dt. 19 të gjejë një situatë të qetë politike”- deklaroi Mirel.

Pierre Mirel gjatë konferencës ka deklaruar se KE do të dalë në një konkluzion për liberalizimin e vizave vetëm pasi të jenë shqyrtuar raportet e komisionerëve që kanë qënë në Shqipëri. Pra sipas Mirel vlerësimi për Shqipërinë do të mbështetet në raportin e këtyre komisionerëve, si dhe në reformat që ka bërë vendi.

“Ne jemi në pritje të raporteve të ekspertëve që kanë qënë në Shqipëri. Kjo është praktika jonë e përhershme në mënyrë që të mos kemi keqkuptime. Vlerësimi ynë do të mbështetet në raportin e komisionerëve si dhe do të bazohemi në reformat që ka bërë vendi. Kishim premtuar që do ta japim vendimin tonë për Shqipërinë në mes të muajt dhjetor dhe do ta mbajmë këtë premtim” – deklaroi Mirel, duke mos shtuar nëse do të jetë apo jo pozitiv përgjigjeja për Shqipërinë.

Ndërsa Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Drejtorin e Zgjerimit të Ballkanit në Komisionin Europian, Pierre Mirel, se " Shqipëria është më shumë se kurrë pranë liberalizimit të vizave me BE-në". Bregu informoi gjithashtu se " reformat më të rëndësishme, si reforma në gjyqësor, ashtu edhe ligjet antimafia dhe antikorrupsion janë vlerësuar maksimalisht sot nga pala europiane, si reforma, të cilat përmbushin kërkesat e marrëveshjes së MSA-së ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së".
"Ndoshta kjo mbledhje mund të ishte bërë në klimë më të përshtatshme politike, por maxhoranca është e gatshme në çdo kohë për konnsensuse politike me opozitën , mjaft që ato të bëhen brenda kritereve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", tha Bregu.

Komiteti i Stabilizim-Asociimit u mblodh të premten në Tiranë për të diskutuar për hapat që Shqipëria ka bërë që nga momenti i marrëveshjes së MSA-së me Bashkimin Europian, në 16 prill 2009.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›