E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas, ndalohen për favorizim klandestinësh dy shtetas kosovarë

Policia kufitare në aeroportin kombëtar "Nënë Tereza" ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve kosovarë me akuzën për favorizim të klandestinëve. Burimet zyrtare nga policia kufitare e Rinasit theksojnë se janë ndaluar shtetasit kosovarë Albert Berisha 35 vjeç dhe Afërdita Mehmeti 31 vjeç. Sipas hetimeve të bëra nga policia këta dy shtetas i ndihmonin klandestinët të kalonin ilegalisht kufirin nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Ndaj tyre ka nisur hetimet dhe tashmë mbi ta rëndon akuza për favorizim klandestinësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›