E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, shpërthen granata në një banesë

Një shpërthim ka tronditur banorët e lagjes 11 në qytetin e Korçës. Persona të panjohur kanë hedhur një granatë në banesën e shtetasit Pali Pavlli por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Ndërkohë ky është kërcënimi i dytë që i ndodh shtetasit Pal Pavlli pasi në datën 1 maj persona të panjohur kanë qëlluar me armë banesën e tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›