Topi: Situata politike nuk e zbeh rrugën e Shqipërisë në BE
VARSHAVË- Presidenti Bamir Topi me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Bronislav Komorovski, të delegacionit zyrtar shqiptar mori pjesë sot paradite në ceremoninë e hapjes së Takimit të 17-të të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore, në Kështjellën Mbretërore “Zamek Krolevski”, në Varshavë.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë takim presidenti Topi duke ju referuar gjendjes aktuale në të cilën ndodhet vendi nënvizoi se Shqipëria pavarësisht situatës politike postzgjedhore në të cilën ndodhet vizioni i saj nuk është kundër politikave madhore të integrimit , nderkohe që u shpreh optimist që Shqipëria së shpejti do marrë statusin e kandidatit ne BE.
“Kjo është arsyeja që rritja e demokracisë së brendshme, forcimi i shtetit të së drejtës, ndërtimi i politikave ekonomike, të cilat çdo ditë vijnë e konsolidohen, bëjnë të mundur që ne të jemi optimistë që marrja e statusit kandidat për Shqipërinë, do të jetë një moment kohor i afërt”, - theksoi Topi..
Kreu i shteit shprehu qëndrimin e shtetit shqiptar në mbështetje të Polonisë si kryesuese e radhës së BE-së e cila do të ndjekë politikën e plotësimit të ëndrrës europiane të të gjithë shqipëtarëve.
“Siç presim dhe kemi besim se gjatë mandatit të saj dhe më tej, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndjekin politikën e afrimit dhe të dyerve të hapura për plotësimin e familjes evropiane me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”- nënvizoi presidenti.
Duke iu referuar lajmit për arrestimin e kriminelit serb të luftës Radko Mlladiç, Presidenti i Republikës u shpreh se arrestimi i Mlladic demokracia pavarësisht rrethanave triumfon.
‘Padyshim është një lajm i gëzuar dhe risjell edhe një herë në vëmendje që demokracia është shumë e rëndësishme dhe demokracia në çdo lloj rrethane triumfon”, - deklaroi u presidenti Bamir Topi në Takimin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore.
(e.m/BalkanWeb)