Konferenca, ja sëmundjet infektive që prekin më shumë shqiptarët
TIRANE- Sëmundjet infektive më të përhapura në vend janë ato që lidhen me rrugët gastro-intensinale dhe sëmundjet që vijnë nga kafshët si bruceloza dhe leshmanjoza
Kryetari i shoqatës së Infektologjisë Arjan Harxhi ka folur rreth këtyre sëmundjeve duke dhënë dhe këshillat përkatëse.
“Përmenda infeksione që vijnë nga kafshët si bruceloza, leshmanjoza. Tani po futemi në sezonin e nxehtë ku ka një shfaqje të këtyre crregullimeve. Mbajtja pastër e ambientit, përpunimi në mënyrë sa më korrekt dhe të pastër të ushqimeve dhe ruajtja e tyre, moskonsumimi i ushqimeve që janë të ndenjura, ruajtja nga mizat dhe rehidrimi sa më i mirë, pra pirja sa më shumë ujë të pastër”, tha Harxhi.
Gjatë konferencës kombëtare për sëmundjet e infektologjisë ku të ftuar ishin dhe profesorë të njohur europian u diskutua rreth sfidave dhe problematikave të infektologjise ne vendin tone.
“Në përballimin e AH1N1 na bëri që të kishim një numër vdekjesh më të ultin në rajon dhe në Evropën Juglindore”, tha ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)