Prrenjas, makina del nga rruga, humb jetën pasagjerja

Një aksident me pasoja për jetën është shënuar sot në mesditë në Qafë Thanë- Prrenjas. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, ku si pasojë e humbjes së drejtimit të automjetit nga shoferi, pasagjerja ka vdekur në vend.
Sipas uniformave blu, mësohet se viktima është Bele Hajderi, 51-vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit Shaban Hajderi 70-vjeç, fatëmirësisht jashte rrezikut per jeten.
Tashmë forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të nisur nga hetimet paraprake, e zbuluar shkaqet e këtij aksidenti fatal.