E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, familja i shpëton atentatit me granatë

KORCË- I ka shpëtuar për mrekulli një atentati me granatë në banesë 35-vjecari Pali Pavlli. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen numër 11 në Korcë, kur persona të paidentifikuar kanë hedhur një granatë në dritaren e dhomës ku flinte Pavlli sëbashku me bashkëshorten e tij shtatzanë dhe femijën 2-vjecar.

Fatmirësisht granata nuk ka arritur të hyjë në dhomë, duke shpërthyer jashtë banesës. Në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin edhe prindërit e 35-vjecarit. Si pasojë e shpërthimit janë shënuar dëme materiale të banesës së 35-vjecarit dhe banesës së një fqinji. Policia ka deklaruar se po heton për ngjarjen. Pali Pavlli njihet si një person me precedente penalë që lidhen me ngjarjet e vitit 1997.

Ai u kërcënua me jetë edhe në fillim të këtij muaji, kur persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, si dhe lanë letër kërcënuese në portën e jashtme të banesës. Policia deklaroi atëherë se dyshohej se ngjarja kishte si motiv hakmarrjen.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›