E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce shtrenjtohet buka

Buka është shtrenjtuar për të tretën herë brenda një viti në qytetin e Korçës. Pak muaj më parë çmimi ndryshoi me 10 lekë më shumë për çdo produkt buke në furrat e qytetit, ndërsa tashmë ka pësuar sërish rritjen e rradhës.

Nga 80 lekë pas rritjes në muajt e verës, një bukë kushton 90 lekë dhe të gjitha llojet kanë të njëjtën rritje.

Shtrenjtimi argumentohet me miellin si lëndë e parë që ka pësuar rritje.

“Nuk e përballojmë dot këtë çmim. Me atë pension që marrim ne, është shumë e vështirë”, shprehet një prej banorëve.

“E bleva 900, vështirësia është shumë e madhe”, shton një tjetër.

Rritja e çmimit të bukës i shtohet çmimeve të larta në treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›