Meta prezanton dy anëtarët e rinj

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka prezantuar Durim Hushin dhe Ylli Manjanin si dy anëtarët e rinj të kësaj lëvizjeje. Meta ka thënë se LSI është gjithnjë parti e hapur për të pritur anëtarë të rinj, me synimin që të gjithë të kontribuojnë në integrimin e vendit.
Gjatë konferencës ka folur Durim Hushi, i cili për angazhimin e tij në LSI, ka falënderuar kreun e kësaj partie, Ilir Metën. Hushi ka shtuar se kjo parti tregon garanci për stabilitet. Lëvizjes Socialiste për Integrim i është bashkangjitur gjithashtu Ylli Manjani, i cili vlerësoi këtë parti dhe gjithashtu shprehu gadishmërinë për të kontribuar në këtë sfidë.