E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Rritja ekonomike 4.9

Instituti i Statistikave publikoi një shifër me rritje të fortë të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2010.

“Rritja ekonomike gjatë tjemujorit të tretë të vitit 2010 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009, u rrit me 4.9%, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2010 u rrit me 1.6%”, është shprehur Ledjon Shahini, specialist i llogarive kombëtare, INSTAT.

INSTAT-i tha se rritja ekonomike këtë vit po nga rimëkëmbja e industrisë dhe tregtisë. Por një sektorë me rritje shumë të fortë është bujqësia, i cili gjithmonë vitet e fundit ka shënuar një rritje më të ulët se sa mesatarja e ekonomise në tërësi.

Kjo po ndodh në një situatë, kur një pjesë e mirë e tokave bujqësore në disa zona të vendit janë përmbytur këtë vit disa herë.

“Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2010 u rrit 7.6%. Bujqësia shënoi një rritje prej 18.2%, ndërsa industria ka qenë vazhdimisht në rritje kryesisht e lidhur edhe me sektorin e energjisë”, tha Shahini.

Si nëntëmujor, sipas të dhënave të INSTAT ekonomia është rritur me 3.7 përqind krahasuar me të njëjtën peirudhë të vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›