E Diel, 1 Nëntor 2026

Donatorët, 9.8 mld lekë për 500 km rrugë rurale

TIRANE- Donatorët e huaj do të vijojnë të financojnë projektin e rrugësve dytësore në Shqipëri. Bordi drejtues i fondit shqiptar të zhvillimit zhvilloi sot mbledhjen e radhës për këtë projekt të nisur që në vitin 2008. Gjatë këtij viti do të ndërtohen 500 kilometra rrugë për bashkimin e komunave me akset nacionalë rrugorë kundrejt një invetsimi prej 9.8 miliardë lekësh.

“Gjatë vitit 2010 nga Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), u zbatuan kontrata në vlerë 100 milion USD dhe janë siguruar 233 milionë USD për projekte në vijim”- tha ministri Pollo.

Gjithashtu, këtë vit donatorët e huaj do të financojnë një projekt për uljen e varfërisë, me vlerë 41 milionë dollarë për rrugët rurale dhe ujësjellësay në qarqet e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›