E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni kordinata sekuestrohet 1 ton mariuanë, 2 në pranga

TIRANË- Policia e kryeqytetit në bashkëpunim  me forcat RENEA kanë bërë të mundur mesditën e sotme arrestimin e një 40-vjecari nga Tepelena i quajtur Ardian Halili cili akuzohet si një nga dy personat posedues të sasisë prej 1 ton mariujane të sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në operacionin e koduar ‘kordinata’ me datën 7 shkurt 2011.

Droga ka qënë e depozituar në dy automjete të ndryshme dhe që kishin si destinacion Greqinë. Halili kishte arritur ti shpëtonte postobllokut të polcisë në fshatin Dervican duke u larguar nga makina e tij fuoristradë tip Touareg me targa TR 8194 R në të cilën u sekustrua sasia prej 180 kg mariuanë

Ndërkohë bëhet e ditur se një ditë më parë u arrit arrestimi i bashkëpunëtorit dhe të afërmit të tij Artan Bresha 34-vjec nga Tepelena, i cili u arrestua në flagrancë pasi u kap duke transportuar 820 kg drogë në drejtim të Sarandës në një makinë të tipit Ford Tranzit.

Arrestimi i Ardian Halilit u krye në barin e një hoteli mbi fakultetin e ekonomikut, nën shoqerinë e tre personave të tjerë të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›