Korçë, socialistët presin me protesta turin e Ramës në bazë
Kështu është pritur kryetari në detyrë i Partisë Socialsite Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Korçë për garën e kreut të selisë rozë. Edhe këtë herë kamerat nuk janë lejuar të qendrojnë kur ka filluar pjesa e pyetjeve nga të pranishmit për Ramën dhe Lakrorin të cilat kanë zgjatur për më shumë se 90 minuta. I gjithë debati ka qenë shumë i acaruar ku nuk kanë munguar edhe përgjigjet ofenduese të kryetarit në detyrë për anëtarët. Shumica e pyetjeve nga anëtarësia socialiste, kishin të bënin me arsyet e humbjes së PS në zgjedhjet e 28 qershorit, qendrimin jashtë parlamentit si dhe mardhëniet e kryetarit socialist me ata që njihen si kundërshtarët e tij, por edhe me partitë e tjera të majta. Një anëtar i asamblesë socialiste të Korçës ka peytur Ramën:
Socialisti: A do të hyjë grupi i deputetëve socialistë në Parlament, nëse këtë do ta rekomandonin SHBA?
Përgjigja e kryesocialistit ka qenë
Rama: Hyrja në Parlament është e kushtëzuar nga zbardhja e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
Një tjetër socialist ka pyetur Ramën:
Socialisti: Përse deklaroni që zgjedhjet e 28 qershorit u manipuluan dhe u vodhën, kur të gjithë anëtarët e KQZ certifikuan në unanimitet të plotë rezultatin e zgjedhjeve?
Rama: Rezultati i zgjedhjeve të qershorit ishte ai që diktoi dhe vendosi pushteti, pavarësisht se si votuan shqiptarët.
Socialisti: Ju lutem më jepni një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Rama: Jam këtu për t'ju përgjigjur pyetjeve dhe jo për të të shkolluar ty. Nëse nuk e kuptove përgjigjen, atëherë pyet ata që e kanë kuptuar.
Ndërsa i pyetur për mungesën e deputetëve të Korçës në këtë takim, Rama ka deklaruar.
Rama: Majko nuk ndodhet në këtë takim për një arsye familjare. Për sa i perket Blushit, unë durova një vit, për të thënë një fjalë të keqe për Ilir Metën dhe askush të mos presë se do të them diçka të tillë për Blushin, që është një pjesë e rëndësishme e historisë së PS.
Një pjesë e socialistëve të pranishën në këtë takim e kanë cilësuar Ramën si përgjegjësin kryesor të humbjes së zjedhjeve të 28 qershorit, duke e akuzuar atë gjithashtu edhe si përçarës të së majtës.