E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode prezanton planin e rishikimit të buxhetit 2009

Ministri i Financave Ridvan Bode ka prezantuar para Komisionit parlamentar të ekonomisë, planin për rishikimin e buxhetit për vitin 2009. Kreu i Financave tha se rialokimet në këtë buxhet synojnë qendrueshmërinë fiskale dhe vijueshmërinë e investimeve publike, duke e rritur vëllimin e këtyre të fundit me rreth 10 miliardë lekë. Sipas ministrit Bode, rishikimi i buxhetit është një garanci më shumë për të mbajtur në parametra të kënaqshëm borxhin publik dhe defiçitin buxhetor. Në këtë seancë të parë të Komisionit kuvendor të ekonomisë dhe financave munguan deputetët e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›