E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, familja mes fatkeqesisë e varfërisë apelon për ndihmë

GRAMSH- Kjo është familja Cekrezi, një nga shumë familjet që jetojnë për ditë në kushtet e një varfërie të tejskajshme. 6 anëtarët e kësaj familjeje jetojnë në fshatin Bulcarë tqë komunës Kodovjat në rrethin e Gramshit dhe u duhet të shtyjnë muajin me vetëm 9 mijë lekë në muaj. Esma Cekrezi gjyshja e familjes rrëfen fatin e keq që e ka shoqëruar për vite me radhë atë dhe të afërmit e saj.

Duke nisur që nga vdekja e bashkëshortit në moshë të re, humbja e njërës prej këmbëve të saj si pasojë e infektimit. Djegia e banesës apo shembja pak kohë më vonë edhe e kasolles në të cilën jetonte ajo dhe katër fëmijët e saj. aktualisht familja Cekrezi jeton në një banesë të dhuruar nga jë i afërmi i tyre i larguar në emigracion.

“Unë jam rritur jetime vetë dhe fëmijët i kam rritur si mos më keq, burri më ka vdekur i ri,, ndërsa këmbën e kam prerë në vitin 1993, pai kam pasur një plagë në këmbë që më mori më vonë infeksion dhee preva. Unë lëviz gjunjazi ose kur më marrin hopa. Nuk marr pension asnjë ndihmë”,- u shpreh gjyshja e familjes Cekrezi.

Eshe pse një invalid Esma Cekrezi endet prej 18 vitesh nëpër zyra duke mos mundur ende sot të përfitojë nga kempi.

Ndërkaq fatkeqësia më e fundit e familjes Cekrezi lidhe me aksidentimit e syrit të 6-vjecares Enxhi mbesës së Esmas nga një bashkëmoshatar i saj gjë që solli edhe humbjen e syrit pas një operacioni tepër të shtrejtë dhe i papërballueshëm për familjen. Enxhi duhet të shkojë për ekzaminime 2 herë në muaj në Tiranë, por pamundësia ekonomike bën që 6-vjecarja të shkojë vetëm 1 herë në tre muaj ku edhe mjekimet i merr vetëm në momentin kur familja merr ndihmën ekonomike.

“Që ditën kur u martova erdha nuse time vjerrë kështu e kam gjetur me një këmbë. Kam dy quna dhe një vajzë. Vajzën i ka ndodhu një aksident duke luajtur ma fëmijët njëri prej tyre ma shpoi me age në sy. Jeta ime ka iku keq e më keq, me borxhe me halle, pasi kemi operuar vajzën dhe jemi në gjendje shumë shumë të keqe, unë si kryefamiljare nuk kam me ca ti rris fëmijët, bukë nuk kam, punë nuk kam, asisetencë 25 mijë lekë marr në muaj”,- shprehet e përlotur nëna Cekrezi.

“I kërkoj ndihmë shtetit, komunës ndohmë pasui duam të hamë dhe duam të pimë, jam vet i gjashti dhe nuk kam mundësi ku ti gjej lekët”,- apelon kryfamiljari Cekrezi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›