Ndertuesit per hipotekat Bashkia e Tiranes po i jep frymemarrje te re ekonomise

Dhënia e lejeve të shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës për 124 objekte e cila është edhe faza e parë e procesit që i jep dokumentin e pronësisë 3 mijë familjeve është vlerësuar nga Shoqata e Ndërtueseve si angazhim serioz i Bashkisë i cili sipas nënkryetarit të shoqatës Avenir Kika, jo vetëm do të bëjë pronare të ligjshëm të apartamenteve të tyre banorët e kryeqytetit, por njëkohësisht çliron edhe ndërtuesit nga detyrimet e tyre ndaj bankave.
Sipas tij, vendimi i Bashkisë së Tiranës për të mbyllur me hapa të shpejta procesin e hipotekimit të objekteve do t’i japë një frymëmarrje të re ekonomisë.
Çlirimi i kapitalit sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtueseve, do të thotë më tepër gjallëri për tregun financiar dhe njëkohësisht, më tepër të ardhura për arkën e shtetit.
Mosdhënia e lejes së shfrytëzimit nga Bashkia, ka qenë deri sot pengesa kryesore për regjistrimin e këtyre pasurive gjë që ka ndikuar jo vetëm në krijimin e një problemi të mprehtë social duke mos lejuar qytetaret të jenë pronarë të pronës së tyre, por gjithashtu ka ndikuar edhe në bllokimin e aktivitetit te ndërtuesve të cilët përbejnë edhe një ndër sektorët kryesorë për zhvillimin e ekonomisë