Lunaçek: Dialogu i vizave nis në dhjetor, jam e bindur
PRISHTINE-"Jam e bindur se në dhjetor do të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave", tha Ulrike Lunacek, Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovë, në takim me Komisionin për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Në këtë takim, si edhe në takimet e shumta të zhvilluara gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, vëmendje të posaçme ajo i kushtoi dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Lunacek foli edhe për angazhimet e Kuvendit, për të cilat inkurajoi anëtarët e Komisionit që të punojnë edhe më shumë në të ardhmen për arritjen e objektivave.
"Bazuar në pjesëmarrjen e grave në këtë Komision, mund të konstatohet një standard i arritur lartë, i krahasueshëm edhe me shtetet më të zhvilluara të BE-së", tha Lunacek.
Anëtarët e Komisionit, Suzan Novobërdaliu, Alma Lama, Vjosa Osmani, Blerta Deliu dhe Albert Kinolli, të angazhuar në debat ngritën çështje me interes dhe falënderuan Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, dhe shprehën bindjen se zëri i saj do të jetë zëri i tyre në Parlamentin Evropian.
(s.g/atsh/balkanWeb)