Fluks arrestimesh ne Elbasan 6 persona ne pranga per 24 ore

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e policisë së qarkut Elbasan kanë ndërmarrë një sërë operacionesh duke dokumentuar disa vepra penale e duke vënë në pranga disa autorë që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale. Janë zbuluar disa vjedhje dhe janë arrestuar 6 persona veprat penale të vjedhjes, armëmbajtje pa leje, kanosje, tentative vrasjesh etj.
Nga komisariati i policisë Gramsh, është arrestuar në flagrance Bajram Boja, i datëlindjes 50 vjeç pasi ky person është autor i vjedhjes se linjës elektrike në fshatin Galigat.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kasollen pranë banesës ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg tel bakri.
Është arrestuar në flagrancë edhe Klaudjo Plaka 29 vjeç pasi ka kundërshtuar dhe fyer punonjësin e policisë e të rendit publik.
Sikundër është bërë i mundur edhe ndalimi i Xh.M, 17 vjeç, banues në Cërrik, person i shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim dhe me tre të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, janë autorë të vjedhjes së një automjeti tip Benz ne pronësi të B.K, banues ne Cërrik.
Gjithashtu është bërë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim Florenc Tabaku 23 vjeç, nga Elbasani pasi akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.
Tabaku në bashkëpunim edhe me tre të tjerë të cilët janë kapur më parë nga policia për motive banale kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistolete shtetasin K.S.
Është bërë i mundur edhe ndalimi i Taulant Beti, 27 vjeç banues në Elbasan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu, është kapur personi i shpallur në kërkim Orient Mehmeti, vjeç 21, banues në Cërrik pasi para një jave, ka kanosur për motive të dobëta me armë zjarri tip pistoletë, fqinjin e tij.