“Mirënjohje artistëve për forcimin e krenarisë kombëtare”
16/12/2011 Kryeministri në 45-vjetorin e Akademisë së Arteve
Kryeministri Berisha përshëndeti dhe u shprehu mirënjohjen të gjithë artistëve shqiptarë për kontributin e jashtëzakonshëm në pasurimin e kulturës shqiptare, forcimin e identitetit dhe krenarisë kombëtare. Në ceremoninë për kremtimin e 45-vjetorit të themelimit të Akademisë së Arteve (Universiteti i Arteve), numri një i qeverisë shqiptare siguroi trupën akademike dhe komunitetin e artit në përgjithësi se mbështetja e qeverisë do të jetë e vazhdueshme. “Në këto 45 vite universiteti juaj ka nxjerrë kolosë të mëdhenj në të gjitha artet, artet pamore, artet e bukura, artet skenike, në të gjitha zhanret. Njëlloj si bleta që mbledh nektarin më të mirë për të krijuar produktin e saj unik në univers, edhe artisti mbledh nektarin e ndjenjave më fine për të kuruar shpirtin, për të kuruar identitetin e kombit të vet”, - tha Berisha. Kryeministri ftoi të gjithë artistët që të bëhen pjesë e kremtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nëpërmjet “derdhjes në vepra të ndjenjave më të mira ndaj vendit”. Në atmosferën e kësaj ceremonie festive, Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu urimet për këtë 15 dhjetor, që shënon edhe njëvjetorin e lëvizjes së lirë pa viza të qytetarëve shqiptarë në Evropë, si një “arritje e madhe për artistët, të rinjtë, për të gjithë shqiptarët”.