Thaçi: LDK dështake, VV rrugaçe, AAK humbëse
PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë vlerësime negative për 3 subjektet opozitare dhe për punën që ato po bëjnë në vend.
Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, duke iu referuar LDK-së, Thaçi deklaroi se “dështimi i plotë në Prishtinë është mesazhi më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës për filozofinë qeverisëse apo keqqeverisëse të LDK-së”.
Ndërkohë, në lidhje me lëvizjen “Vetëvendosje”, kryeministri nënvizoi se deputetët e kësaj partie kanë çuar në Kuvend qasje dhe fjalor rrugaçërie e të dhunës, por edhe frymë antiamerikane e antieuropiane.
Kreu i qeverisë së Kosovës është treguar më i përmbajtur për AAK-në, madje ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar projektet e komunave të drejtuara prej këtij subjekti. Megjithëkëtë, ai nuk ka nguruar ta quajë humbës kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
(er.nu/BalkanWeb)