Korçë, tenton të vetëvritet një i dënuar në burgun e Drenovës

Një i dënuar në burgun e Drenovës në Korçë ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku Mustafa Çollaku ka tentuar të vetëvritet në rrethana ende të panjohura.
Kanë qënë rojet e burgut të cilët e kanë gjetur Çollakun të mbuluar me gjak në qelinë e tij dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende arsyet të cilët e kanë çuar Çollakun të marrë këtë hap tragjik por mësohet se ai ishte dënuar me 26 vjet burg.