E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, tenton të vrasë babë e bir, në pranga adoleshenti

Një adoleshent është arrestuar nga policia e korçës pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë babë e bir. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 17-vjeçari me inicialet L.H. pasi akuzohet se ka qëlluar me armë ndaj shtetasve Z.P dhe M.P, babë e bir, përkatësisht 55 dhe 22 vjeç.  Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e adoleshentit si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›