Vlorë, arrestohet një 20-vjeçar i dyshuar për vjedhje

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se “Julo Rrokaj u arrestua në përfundim të një procesi hetimor një mujor, gjatë të cilit u grumbulluan prova që e fajësojnë atë për grabitjen në fjalë”.
Në datën 16 dhjetor të viti të kaluar dy persona të maskuar dhe nën kanosjen e një arme pistoletë, grabitën shumën prej 200 000 lekësh në magazinën me artikuj ushqimorë, me administratore shtetasen J. Lumaj.
Policia tha se Rrokaj është një prej autorëve, ndërkohë që po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të tij.
/Start/E.B/
2012-01-21 16:57