Homazhe për viktimat, opozita kërkon drejtësi për 21 Janarin

Familjarët e katër viktimave së bashku me liderët e opozitës dhe me mijëra qytetarë në heshtje, me lule dhe qirinj përkujtuan dhe nderuan Ziver Veizin, Faik, Hekuran Deden dhe Aleks Nikajn.
Menjëherë pas përfundimit të homazheve, në Universitetin e Arteve opozita ka nisur një aktivitet në përkujtim të viktimave me fjalime të të afërmve të viktimave dhe të liderëve të opozitës.
Koordinaturi i opozitës së bashkuar, Prec Zogaj, hapi aktivitetin në sallën e Akademisë së Arteve duke thënë se “Aleks Nika 36-vjecari nga Lezha, është ai që u godit me plumb në kokë, në protestën e 21 janarit. 16 ditë më vonë u bashkua me shokët e përjetësisë, me Hekuranin, Faikun, dhe Veizin. Nuk do e harrojmë kurrë këtë ditë ku u vra. Ishte djali i vetëm i dy prindërve të vuajtur”.
Zogaj theksoi se është detyrim i opozitës që të kërkojë drejtësi deri në vendosjen e saj.
“Katër u vranë, është detyrim i opozitës të kërkojë drejtësi për masakrën e 21 janarit, ajo është dita që do të ndajë në dysh vendin, por do sjellë demokracinë”,- u shpreh Zogaj.
Rama: Berisha kërkoi të blinte vdekjen
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur sot në Universitetin e Arteve në përkujtim të katër viktimave të 21 Janarit, theksoi se qeveria jo vetëm që vrau por edhe kërkoi të blinte vdekjen.
“Qeveria vrau dhe kërkoi ta blinte vdekjen”, tha Rama duke iu referuar prononcimeve të vëllait të Hekuran Dedës, i cili tha se në shtëpi i kishin shkuar persona që i kishin thënë “ti vetëm pranoje Berishën në ceremoninë mortore dhe Sali Berisha do të të gjejë autorin e vrasjeve dhe do të të ndihmojë nga ana ekonomike”. “Ata nuk ishin banditë të çfarëdollojshëm, por të veshur me pushtet”, tha Rama.
“Të gjithë ta marrin vesh, qeveria të merr c’të dojë, edhe jetën kur ja sjell në majë të hundës me pafajësinë tendë. Ndërsa në Evropë i qëllon protestuesit vetëm me shkopinj gome edhe nëse larg qoftë në kushtet e vetëmbrojtjes, një polic hap zjarr dorëhiqet automatikisht, dorëhiqet ministri i Brendshëm, kryeministri Evropian dënon dhunën, por edhe i kërkon ndjesë popullit të vet për fatkeqësinë”, u shpreh Rama.
Në vijim, kreu i Partisë Socialiste tha se pa ndërhyrjen dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, në veçanti të Amerikanëve Shqiptarët do të kishin përparuar shumë pak në proceset historike. Ai falënderoi “mikun e shqiptarëve” Arvizu si dhe ngriti lart angazhimin e “agjencisë më të mirë në botë të hetimit”, FBI-së. “Falë tyre, unë jam shpresëplotë se me 21 janar të vitit të ardhshëm gjerat nuk do të jenë si tani të pazbuluara”.
Të afërmit e viktimave kërkojnë gjetjen e fajtorëve
Në përkujtim të njerëzve të tyre të dashur, në Universitetin e Arteve folën edhe të afërmit e katër viktimave. E veja e protestuesit të vrarë, Faik Myrtaj, nën lotët e dhimbjes për humbjen e burrit në protestën e 21 janarit dhe të djalit të saj, i cili u vetëvra disa ditë më pas, i kërkoi kryeministrit Berisha që të vendosë drejtësi, pasi ato që e vranë dy herë vijojnë të qeverisin. Ndërkohë që mbesa e Hekuran Dedajt iu drejtua kryeministrit duke i thënë se “Malsorët nuk shiten, dhimbja do pushojë kur të vihet drejtësia”.
(11:55) “Drejtësi për 21 Janarin”
Tiranë – Homazhet për nder të katër viktimave të 21 janarit janë drejt përfundimit, ndërkohë që protestuesit janë nisur në drejtim të Akademisë së Arteve ku do të kërkohet “Drejtësi për 21 Janarin”.Pak minuta më parë para fotografive të Hekuranit, Aleksit, Ziverit dhe Faikut në vendet ku ata u qëlluan për vdekje një vit më parë bënë homazhe edhe kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama, deputetët Dokle, Tahiri, Xhafaj etj.
Në orën 12:00 nën moton “Drejtësi për 21 Janarin” në ambientet e Akademisë së arteve do të mbahet një ekspozitë dhe konferencë për nder të viktimave, ku pritet të flasë edhe lideri i opozitës, Edi Rama.
(11:07) 1 vit nga 21 Janari, opozita nis protestën homazh
Tiranë - Nis protesta homazh e opozitës për nder të katër viktimave të 21 janarit 2011. Marshimi nisi në orën 11:00.
Një varg qytetarësh ka nisur marshimin nga selia e Partisë Socialiste në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit ku do të bëjnë homazhe në vendet ku janë qëlluar për vdekje Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës.
Ne mesin e qytetarëve që po marshojnë në drejtim të kryeministrisë është edhe Kryetari I Partisë Socialiste, Edi Rama. Në krye të vargut janë personat që mbajnë në duar fotot e katër viktimave të një viti më parë.
(08:07) 1 vit nga 21 Janari, opozita zhvillon protestë homazh
Tiranë – Sot mbushet një vit nga protesta e 21 Janarit, dita kur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit u qëlluan për vdekje katër protestues. Opozirta zhvillon sot një protestë homazh në përkujtim dhe nderim të viktimave.
Liderët e Partisë Socialiste të shoqëruar nga familjarët e viktimave dhe qytetarë të ardhur nga të gjitha rrethet do të nisen rreth orës 11:00 në mënyrë të heshtur nga selia e PS-së në drejtim të bulevardit kryesor.
Pjesëmarrësit në këtë protestë homazh, me lule, pankarta, ku kërkohet drejtësi dhe ndëshkim i atyre që urdhëruan e kryen vrasjet, si dhe me fotot e 4 viktimave, në heshtje, do të kryejë homazhet në vendet ku ranë Ziver Veizi nga Gjirokastra, Faik Myrtaj nga Fieri, Hekuran Deda i ardhur nga Kalaja e Dodës për të jetuar në Laknas të Tiranës dhe Aleks Nikaj nga Kolshi i Lezhës. Gjithcka do të shoqërohet nga muzika funebër.
Pas kësaj, në orën 12:00 në ambientet e Akademisë së Arteve është parashikuar edhe mbajtja e fjalimeve dhe mesazheve në kujtim të ngjarjes së një viti më parë.
Pjesëmarrësve në Protestë u është kërkuar që të mos bien pre e çdo provokimi të mundshëm nga persona që s’kanë lidhje me protestës. E gjithë protesta homazh do të mbikëqyret edhe nga një staf nga Partia Socialiste./Start/
2012-01-21 13:05