E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 2 të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim për vjedhje

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Serxho Muho 23 vjeç dhe Luan Maçi 27 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Elton Sako 28 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20 janar 2012 rreth ores 18.30 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Veledin Brahimi e ndodhur në afërsi të rrugës "Qemal Stafa", në Tiranë.
Sipas policisë të tre persona në momentin e grabitjes kanë qënë të maskuar dhe kanë hyrë në banesën e shtetasit Veledin Brahimaj, kanë gjetur në banesë vajzën e tij të mitur 13 vjeçare dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të vjedhin një sasi të bizhuterish të cilat arrijnë një vlerë të konsiderueshme parash.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pjesë e bizhuterive të vjedhura, shuma prej 13 mijë lekësh të reja e përfituar nga shitja e bizhuterive
Ndërkohë që vazhdon puna intensive për kapjen e bashkëautorit tjetër të implikuar në vjedhje, i cili tashmë është identifikuar.
ndërkohë, materialet do t`i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes me armë" të kryer në bashkëpunim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›