E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, var veten pranë banesës një 56-vjeçare

Korçë -  Vret veten një 56-vjeçare nga fshati Bugarec. Gruaja u dërgua në spitalin rajonal të Korçës mëngjesin e sotëm, por duket se asgjë nuk mund të bëhej më për të. Sipas burimeve zyrtare të policisë u bë e ditur se të afërmit kanë deklaruar se gruaja ankohej prej një muaji për dhimbje koke dhe për pagjumësi.

Si rrjedhojë sot 56-vjeçarja është gjetur e varur pranë banesës së saj. Për vetëvarjen besohet se ka ndikuar gjendja e keqe shëndetësore në të cilën ajo është ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë, nga ana e policisë nuk u bë i ditur identiteti i viktimës, megjithatë vazhdojnë hetimet lidhur me vetëvrasjen e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›