E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria 15 milione USD per fermeret

SHKODER - Qeveria parashikon 15 milione dollare subvencione per fermeret e Shkodres. Ky eshte viti i peste i implementimit te ketij projekti ne qarkun e Shkodres ka pohuar per mediat pergjegjesi i Sektorit te Prodhimit Bimor dhe Blegtoral ne Drejtorine e Bujqesise se qarkut Shkoder Simon Gjecaj. Sipas tij ecuria e mire nder vite e ketij projekti ka bere qe pervec shumes qe qeveria ka akorduar per fermeret e qarkut Shkoder ajo ka parashikuar edhe listen e produkteve qe do te rimbursohen liste kjo e cila kete vit eshte me e larmishme dhe me e gjere se vitet paraardhese. Drejtimi i subvencionimit perfshin kryesisht mbjelljen e kulturave dru-frutore per zhvillimin e blegtorise ne kultivimin e perimeve te shtimit te gjese se gjalle etj. Nderkohe qe kete vit qeveria ne perputhje me strategjine e saj e ka zgjeruar gamen e fushave ku do te perdoren subvencionimet nga fermeret e Shkodres duke futur ne listen e subvencionit mbjelljen e drureve frutore si arrat lajthite shegat geshtenjat etj. kultivimin e dhenve dhe te dhive ne zonat fushore kodrinore dhe malore si dhe per mbareshtrimin e bleteve. Kjo shume miratuar vetem pak dite me pare nga qeveria eshte nje ogur i mire sidomos per fermeret e zones se Nenshkodres te cilet pesuan deme kolosale nga permbytjet e fundvitit qe kaloi. Nepermjet ketyre subvencioneve nje pjese e mire e fermereve do te mund te rimbjellin serish tokat e tyre pas permbytjeve si dhe duke u ndihmuar financiarisht ne blerjen e farerave te fidaneve arrore apo dhe te bagetive te imta.                 r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›