E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vidhet me thyerje kisha e Shën Thanasit

 

KORÇE - Kisha e Shën Thanasit në qytetin e Korçës është vjedhur me thyerje gjatë orëve të natës. Autorët të cilët mbeten ende të paidentifikuar prej policisë kanë grabitur me thyerje paratë që ndodheshin në kasafortat e kishës. Sipas policisë autorët kanë hyrë gjatë natës në kushtet e errësirës së plotë dhe në mungesë të rojeve. Policia thotë se mendohet që autorët të jenë minoren. Ata, pasi kanë depërtuar në brendësi të kishës nga dritaret anësore të objektit të kultit, kanë grabitur paratë e hedhura nga besimtarët në kasafortat e kishës. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 02:00. Policia lokale që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dritaret e thyera dhe drynat e kasafortave të hedhura në dysheme. Autorët e kësaj vjedhjeje kanë thyer dritaret për të hyrë në kishë. Kanë qenë përfaqësuesit e kishës që kanë njoftuar policinë lokale për këtë vjedhje. Fatmirësisht në kasa sipas priftërinjve nuk ka pasur shuma të mëdha parash, pasi ato ishin tërhequr një ditë më parë. Kisha e Shën Thanasit në kodrat e qytetit vidhet për të disatën herë në të njëjtën mënyrë, ndërsa deri më tani këto grabitje kanë mbetur pa autorë.                                                       g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›