Korce vritet me pistolete ne banesen e tij

Një person është vrarë pasditen e sotme në qytetin e Korcës, pasi është qëlluar disa herë më armë zjarri.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është shtetasi Marsel Grabocka, i cili u gjet i ekzekutuar në shtëpinë e tij.
Sipas burimeve, nga hetimet paraprake ka rezultuar se personi në fjalë është qëlluar me pistoletë nga një distancë jo shumë e largët.
Burimet shtojnë më tej se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj.